Aktualitet

Shiu përmbyt rrugët në Librazhd, kryebashkiaku apel për qytetarët

Moti i keq ka mbërthyer qytetin e Librazhdit. Makinat e kanë pasur të pamundur të qarkullojnë në qytet, për shkak të reshjeve të shumta.

D.XH
Shiu përmbyt rrugët në Librazhd, kryebashkiaku apel për
Librazhd

LIBRAZHD – Moti i keq dhe reshjet e shiut, që kanë përfshirë vendin, kanë goditur edhe qytetin e Librazhdit gjatë ditës së sotme. Reshjet e shiut, shoqëruar edhe me erën e fuqishme, kanë shkaktuar probleme, teksa edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë u bë i pamundur.

Era e fortë gjatë ditës së sotme ka bërë që të dëmtohen pemët, ka shkatërruar përcjellës të rrjetit elektrik, si dhe ka zhvendosur çadra e tavolina nëpër lokale. Rrugët janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut.

Situata ka bërë që të reagojë kryebashkiaku i qytetit, Mariglen Disha. Ky i fundit ka lajmëruar, se situata e keqe akoma nuk ka mbaruar. Ai ka paralajmërur se moti i keq mund të vijojë edhe në orët në vazhdim, ndaj iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të shmangin daljet nga banesat, kur nuk e kanë të domosdoshme.

Postimi i kryebashkiakut të Librazhdit, Mariglen Disha:

Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë nates.

???? Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk jane të domosdoshme, por të qendrojnë në shtëpi. Bashkia Librazhdit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevoje për ndërhyrje emergjente.

Strukturat e bashkisë së Librazhdit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.

Për çdo nevojë mund të kontaktoni:

Zjarrëfikësja  ☎️ 128

Moti i keq ka mbërthyer vendin orët e fundit. Situata paraqitet problematike nga veriu në jug të Shqipërisë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB