Aktualitet

Shkarkimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPA: Nuk i rishikojmë më vendimet tona

Sipas KPA vetëm Gjykata e Strasburgut do të jap vendimin nëse duhet të rishikohet vendimi ose jo.

I.F
Shkarkimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPA: Nuk i rishikojmë
Artor Ylli

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një deklarate iu ka kërkuar gjyqtarëve që janë shkarkuar prej tij të mos sjellin më kërkesa për rishikim vendimi. Sipas KPA vetëm Gjykata e Strasburgut do të jap vendimin nëse duhet të rishikohet vendimi ose jo.

Trupa gjykuese e Kolegjit e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë shpjegon në mënyrë të detajuar arsyet e mospranimit të kërkesave për rishikim vendimit të Artor Yllit i cili u shkarkua me vendimin e formës së prerë nr.31 (JR) më datë 20.11.2019, duke iu referuar legjislacionit në fuqi.

Kolegji shtron për zgjidhje 3 çështje: 

1-Nëse ka një parashikim ligjor që përcakton juridiksionin rishikues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndaj vendimeve të dhëna prej tij.

2 -Nëse me anë të një interpretimi të brendshëm përmes qëllimit të dispozitës kushtetuese dhe ligjore mund të arrihet në përfundimin se Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka fituar këtë juridiksion rishikues.

3 -Si mund të mbrohen të drejtat e subjekteve të rishikimit për një proces të rregullt ligjor, kur ato janë shkelur nga gjykimi i çështjeve të tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe të korrigjohet një gabim gjyqësor që shoqëron një vendim të dhënë me këto shkelje.

“Nga analiza e kuadrit rregullator të posaçëm, nuk rezulton të ketë asnjë parashikim eksplicit për ushtrimin e juridiksionit rishikues të Kolegjit, sipas kërkesës së parashikuar prej kërkuesit Artor Ylli, në çështjen objekt shqyrtimi. Mungesa e një parashikimi të tillë në ligjin e posaçëm, e shoqëruar edhe me mungesën e rregullave për trajtimin e kërkesave të tilla, e çoi trupin gjykues në nevojën e analizës së dispozitave që thirren për zbatim me referim, nëse nëpërmjet tyre mund të aplikohej/ushtrohej ky juridiksion rishikues i pretenduar prej kërkuesit,”- thuhet ndër të tjera në dokument. /ZËRI

 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB