Aktualitet

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e 'Polyeco Albania' Sh.p.k

IMT bën me dije se masa administrative ndaj subjektit është marrë pas konstatimit të shkeljeve në menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve.

zh.ll
Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e
imt-pamje (subjekti)

TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë masa administrative ndaj një subjekti, tw cili i ka pezulluar edhe aktivitetin. Bëhet fjalë "Polyeco Albania", një kompani që operon në fushën e menaxhimit të mbetjeve industriale të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.

IMT bën me dije se masa administrative ndaj subjektit është marrë pas konstatimit të shkeljeve në menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve. Gjithashtu, subjekti ka pranuar dhe administruar mbetje të cilat nuk përfshihen në lejen/autorizimin e tij të veprimtarisë.

Njoftimi i plotë i IMT:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mori masën administrative me gjobë dhe pezullim të aktivitetit për subjektin “Polyeco Albania” Sh.p.k pasi u konstatuan probleme në procesin e administrimit, klasifikimit dhe transferimit të mbetjeve. Subjekti ishte paralajmëruar njëherë sipas ligjit të inspektimit ndërsa nga gjurmimi i rrugës së mbetjeve u konstatua se kishte kryer shkeljet ligjore.

Në vijim të gjurmimit, gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT, u evidentuan shkelje të rënda ligjore që lidhen me mospërputhjen e klasifikimit të mbetjeve, dokumentacionit të transferimit dhe veprimtarisë së ushtruar jashtë kushteve të lejes/autorizimit përkatëse.

Subjekti ka regjistruar material të deklaruar si "karbon aktiv" që i përket absorbentëve dhe materialeve me substanca të rrezikshme, por verifikimi i natyrës dhe origjinës tregoi se ky kod nuk i përgjigjej karakteristikave reale të mbetjes.

U konstatuan mospërputhje ndërmjet kodeve të mbetjeve të regjistruara/transferuara nga subjekti dhe listës së kodeve të përcaktuara në kontratën e paraqitur me subjektin pritës.

Gjithashtu, subjekti ka pranuar dhe administruar mbetje të cilat nuk përfshihen në lejen/autorizimin e tij të veprimtarisë.

Në mbështetje të Ligjit Nr. 57/2025 "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve" dhe Ligjit Nr. 99/2024 "Për inspektimin në RSH", IKMT mori masë administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti të menaxhimit të mbetjeve deri në eleminimin e shkeljeve të konstatuara dhe garantimin e përputhshmërisë së plotë me lejen përkatëse.

Poll

MOS HUMB