TIRANË- Dita e parë e vitit të ri shkollor ka sjellë trafik të rënduar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm, me prindër që kanë shoqëruar fëmijët në shkollë dhe qytetarë të tjerë që janë nisur drejt punës, duke vështirësuar qarkullimin në rrugët e kryeqytetit.
Situata më problematike paraqitet në Unazën e Madhe, nga zona e Liqenit deri në afërsi të Paskuqanit, ku është krijuar fluks i lartë automjetesh dhe lëvizja vijon me ritme të ngadalta. Trafik i rënduar raportohet edhe në zonën e Kthesës së Kamzës, duke shtuar vështirësitë në qarkullim në hyrje-daljet e kryeqytetit.
Situata pritet të vijojë të jetë problematike edhe gjatë orëve në vijim, për shkak të rikthimit të nxënësve në shkolla dhe fluksit të shtuar të automjeteve në rrugët e Tiranës.
Këtë të hënë, 14 shtator, mbi 340 mijë nxënës u rikthehen këtë të hënë bankave të shkollës në të gjithë vendin, ndërsa rreth 25 mijë prej tyre e nisin për herë të parë rrugëtimin shkollor./ZËRI