Aktualitet

Shkrihet FNSH, Balla njofton krijimin e një strukture të re brenda PSH

Tashmë do të krijohet një strukturë e re brenda Policisë së Shtetit, e cila do të quhet "Forca Kombëtare e Sigurisë Publike". 

E.K
Shkrihet FNSH, Balla njofton krijimin e një strukture të re brenda PSH
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije këtë të enjte shkrirjen e strukturës së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Tashmë do të krijohet një strukturë e re brenda Policisë së Shtetit, e cila do të quhet "Forca Kombëtare e Sigurisë Publike". 

Deklaratën ministri e bëri i ftuar në "Real Story". Sipas Ballës, kjo strukturë e re do të jetë në drejtimin e drejtëpërdrejtë të Drejtoreit të Përgjithshëm të PSH. Por kreu i Ministrisë së Brendshme tha se brenda kësaj strukture do futen dhe struktura të reja ku përjashtohen ato RENEA. Kjo strukturë sipas Ballës do qëndrojë siç është. 

Taulant BallaPrej vitesh është folur, janë harxhuar para, konferenca, diskutime, për policimin në komunitet, por e vërteta është që tashmë kjo qasje do të ketë një forcë tjetër. Dua ta ndaj me publikun, krijimin e një force të re që quhet Forca Kombëtare e Sigurisë Publike. Kjo do të jetë një strukturë e re brenda policisë së Shtetit.  Forca Kombëtare e Sigurisë do të jetë një forcë, në drejtimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, që shkon dhe merr përsipër operacionet vendosjen e sigurisë publike, shtimin e forcave sa i përket ngjarjeve të mëdha. Si në rastin e Samitit, që u përballua me shumë sukses./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB