Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët fabrika e këpucëve në Tiranë-Durrës, tymi mbulon zonën

Nga djegia e magazinës deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar

E.K
Shkrumbohet nga flakët fabrika e këpucëve në
Magazina

TIRANË- Një magazinë, e cila shërbente si fabrikë për prodhimin e këpucëve, është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës pranë zonës së Vorës.

E gjithë zona është mbuluar nga re të zeza tymi, ndërsa burime bëjnë me dije se brenda magazinës ka pasur materiale plastike që kanë shkaktuar ndotjen e jashtëzakonshme në zonë. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.


Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, ndërsa policia ka dhënë dhe informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen.

"Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB