
PAMJE NGA VENDNGJARJA
GRAMSH-Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës (16 shkurt). Raportohet se nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të servisit flakët përfshinë në kohë rekord të gjithë ambientin duke u përhapur edhe jashtë tij.
Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej në servis. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme të shumta materiale. Paraprakisht nuk janë identifikuar shkaqet dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI
Poll