
TIRANË- Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha ka komentuar situatën në Pallatin Mbretëror pas konfliktit të dhunës me Princit Leka dhe Elia Zaharisë. I ftuar në RTSH, ai tregoi se është larguar nga Pallati Mbretëror pasi Elia i kishte thënë se nuk kishin më nevojë për të.
Sa i përket videos së dhunës mes çiftit mbretëror, Basha u shpreh se mes tyre gjërat prej kohësh nuk kanë funksionuar.
Basha: Ngjarja është e dhimbshme dhe e shëmtuar, sidomos tashmë është i vetëm. Nuk di të kenë patur konflikte më përpara, di që mes tyre gjërat prej kohësh nuk kanë funksionuar. Që të jem i sinqertë prej 14-vitesh un nuk kam më marrëdhënie me Pallatin Mbretëror. Që kur vdiq Mbreti Leka mbylla raportet, pasi përveçse një këshilltar dhe një i afërm i familjes, iu thashë a keni nevojë për ndidhmën time dhe përvojën që kam, gjithmonë në raporte me punën, kjo vajza në atë kohë e dashura e Princit tha nuk kemi më nevojë për ty. Ok i thash iu dhashë dorën dhe u largova. Më ftuan në dasëm nuk shkova, për arsyet e mija.
Ai Princi që kam njohur unë është djali më i urtë, më i miri, më i sjellshëm, nuk besoj të ndryshoj njeriu edhe pse kanë kaluar 14 vite. Unë nuk di të kemi shkëmbyer një fjalë jo më debate dhe dhunë. Kur pashë videon ndjeva shumë dhimbje për princ Lekën edhe për atë vajzën keq më erdhi. Unë njoh princin shumë mirë. Është e dhimbshme dhe nuk kam dëshirë të flas për çfarë ka ndodhur.
Princ Leka dhe Elia Zaharia pak muaj më parë zyrtarizuan procedurat e divorcit, ndërsa së fundi ata ishin protagonist të një konflikti fizik mes tyre. Dyshohet se shkak për agravimin e situatës është pikërisht ndarja e pronave pas divorcit, pasi aktualisht Elia dhe vajza e saj janë duke jetuar në pallatin mbretëror. Ndërkohë që të dy u pajisën me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, dhe e kanë të ndaluar që ti afrohen njëri tjetrit më pak se 5 metra. /ZËRI