Aktualitet

Shpërthim me të paktën 20 viktima në Hagë, dhjetëra të plagosur e të mbetur nën rrënoja

Banorët e rrugës Tarwekamp në Hagë u zgjuan nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e së shtunës.

F.m
Shpërthim me të paktën 20 viktima në Hagë,
Hagë

HOLANDË- 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, të ndodhur në një pallat në Hagë. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Banorët e rrugës Tarwekamp në Hagë u zgjuan nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e së shtunës. Disa raportuan se "shtëpia e tyre u trondit".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:15 të mëngjesit (koha e Greenwich-it). Ndërtesa trekatëshe është shembur pjesërisht. Disa banesa të tjera janë dëmtuar.

“Në këtë moment, shërbimet e emergjencës janë të zënë me shpëtimin dhe kërkimin e njerëzve dhe shuarjen e zjarrit”, raportojnë gazetarët.

Deri më tani katër persona janë dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e urgjencës kanë nxjerrë të ashtuquajturin “kodin 20”, që do të thotë se presin edhe më shumë se 20 viktima.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin apo numri i saktë i njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

Pas shpërthimit ka shpërthyer një zjarr duke shkaktuar tym të konsiderueshëm në zonë.

Poll

MOS HUMB