
LUSHNJE- Një shpërthim me tritol ka tronditur Lushnjen këtë mbrëmje. Për herë të tretë, lënda plasëse është vendosur në banesën e Arben Turkut. Por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, pasi prej pak kohësh atje nuk banon më njeri. Më herët, atje ishte vendosur kunati i tij Altin Lamçe. Edhe pse kjo është hera e tretë që i vendosin tritol, në asnjë prej rasteve autori dhe arsyeja nuk janë zbuluar asnjëherë. Po ashtu, është e paqartë nëse “mesazhi” është për Lamçen apo për kunatin e tij, i cili jeton në Britaninë e Madhe.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë /Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në banesën e tij në Lushnje jetonin 5 persona, çifti Lamçe me dy fëmijët e mitur 12 dhe 15 vjeç dhe nëna 77-vjeçe. Por u larguan pas herës së dytë që u vendosnin tritol. Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penal./ZËRI