
LUSHNJE- Shpërthimi i ndodhur në Lushnje, që i mori jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxhës është ende mister. Për të zbuluar se përse mund të ketë ndodhur shpërthimi që la të plagosur edhe 7 persona të tjerë, përfshirë edhe deputetin socialist, Bujar Çela, Prokuroria e Fierit ka marrë disa persona në pyetje. Mes tyre edhe një specialist të repartit RENEA. Klajdi Luli shpjegon se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë pakujdesie që ka shkaktuar rrjedhje gazi. Ndërsa pistën e kabllove elektrike e ka hedhur poshtë inxhineri elektrik, Rozario Bilali.
PJESË NGA DOSJA:
Është pyetur shtetasi Klajdi Luli specialist anti eksploziv i forcave RENEA shpjegon se nuk mendon se është shpërthim me lëndë plasëse por një veprim mekanik i jashtëm goditje apo pakujdesi e cila ka krijuar rrjedhje gazi dhe shkaktim i flakës tek bombula me efekt shtytës me shpejtësi të madhe duke përplasur në tokë dhe duke krujuar një shpërthim tjetër. Temperatura e madhe ka bërë që trupi i mbombulës të ndahet në mijëra copa.
Është pyetur shtetasi Rozario Bilali shpjegon se është inxhinier elektrik i njësisë të tensionit të lartë jug perëndim. Në datë 01.03.2024 ora 15:45 është njoftuar nga dispeceria e tenionit të lartë se ka ndodhur një difekt te linja e tensionit të lartë 35KV plasmas-hysgjokaj. Grupi i punës ka shkuar në vënd gjarjes dhe konstatuan se ishte stakuar mbrojtja dhe nuk kishte energji kanë vënë re se ishtë shkëputur përcjedhësi i sipërm i trosit i cili shërben si rrufe pritës i cili nuk ka energji elektrike i cili kishte rënë mbi përcjedhsit e linjës, poshtë linjes ndodhej një makinë vinxh distanca vertikale e krahut të vincit me përcjellsin e poshtëm të linjës ishtë katë metra distancë e cila nuk ka rrezik për hark elektrikpo pokështu ai shpjegon këputja e trosit është shkaktuar nga detonacioni e cila ka krijuar këputjen e tij mekanike e cila pas rënies ka krijuar lidhje të shkurtër mr përciedhsit e fazave duke bërë stakimin e linnjës së tensionit tre përcjedhsit e fazave nuk janë këputur por kanë marrë dëmtime./ZËRI