Aktualitet

Shpërthimi në Zubin Potok, avokati i të pandehurit: Klienti im nuk ka lidhje, ishte në një vend tjetër

Ai tha se Viçentijeviç ka qenë në një vend tjetër në kohën kur ka ndodhur sulmi, dhe ka dëshmitarë.

I.F
Shpërthimi në Zubin Potok, avokati i të pandehurit: Klienti im
Dragisha Viçentijeviç

PRISHTINË- Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit me një muaj ndaj Dragisha Viçentijeviçit, i cili u arrestua dy ditë më parë si dyshuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të kryer kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në zonën e Zubin Potokut më 29.11.2024. Masa e sigurisë u konfirmua edhe nga avokati mbrojtës i të pandehurit Millosh Delloviç.

Avokati i tij, tha se klienti nuk e ka pranuar fajësinë dhe nuk ka asnjë lidhje me sulmin e ndodhur. Ai tha se Viçentijeviç ka qenë në një vend tjetër në kohën kur ka ndodhur sulmi, dhe ka dëshmitarë.

“Fakti se dikujt në shtëpi i janë gjetur çizme të papastra dhe armë nuk mund të jenë dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur akuzat për kryerje të këtyre veprave të rënda penale. Në atë kohë, ai ka qenë në një vend krejtësisht tjetër, ku ka pasur shumë dëshmitarë,” tha avokati Delloviç.

Avokati tha se beson që pafajësinë e Dragisha Viçentijeviçit dhe këtë do të dëshmojë procesi hetimor. Po ashtu, avokati Delloviç tha brenda afatit ligjor do të ankohen ndaj vendimit për masën e paraburgimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB