Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Kukës, digjen 2 banesa

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

E.K
Shpërthen bombola e gazit në Kukës, digjen 2 banesa
Pamje nga vendi i ngjarjes

KUKËS- Dy banesa janë përfshirë nga flakët në Kukës si pasojë e shpërthimit të një bombole gazit. Raportohet se ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Fillimisht zjarri ka rënë në katin e tretë të pallatit, por më pas është përhapur dhe në katin e katërt. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të shuar flakët në mënyrë që të mos rrezikoheshin dhe banesat e tjera të pallatit./ZËRI

Poll

MOS HUMB