ITALI- 32-vjeçari shqiptar, Elton Zefi që u hodh në kanal për t’i shpëtuar jetën italianit që po mbytej ka folur për herë të parë për këtë gjest heroik. Ai tha se ditën e ditëlindjes së tij, së bashku me një koleg dpo shkonin në një takim pune, ku panë disa njerëz të mbledhur brigjet e kanalit Battaglia, në Padova.
Ata panë se një burrë kishte përfunduar me makinën e tij në kanal dhe kishte mbetur i bllokuar brenda, duke rrezikuar të mbytej. Menjëherë, 32-vjeçari hoqi rrobat e tij dhe ndryshe nga të tjerët, hyri në kanal për t’i shpëtuar jetën.
“Kisha krampa në këmbë dhe të ftohtit po më mpinte. Po mendoja të dorëzohesha. Provova edhe një herë, me të gjitha forcat që më kishin mbetur, dhe arrita ta nxjerr nga makina. Pastaj e çova në breg, të sigurt e të gjallë”, rrëfeu shqiptari.
Zefi rrëfen se personi që i shpëtoi jetën ishte sipërmarrësi Giuseppe Salvalajo, ish-punëdhënësi i tij. Ai, i prekur nga ajo që ndodhi, e njohu menjëherë dhe e falënderoi. Zefi punon në sektorin e sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova./ZËRI