Aktualitet

Shqipëria në 'black out' total për 30 minuta, KE hetim ndërkombëtar për të zbuluar shkakun

Autoritetet shqiptare bënëme dije se shkak për atë që ndodhi ishte një dështim në interkoneksionin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

k.m.
Shqipëria në 'black out' total për 30 minuta, KE hetim
Foto ilustruese

TIRANË- Dje, për 30 minuta miliona qytetarë të rajonit të Ballkanit Perëndimor mbetën pa drita. Shkëputja nisi nga Shqipëria dhe më pas u "shpërnda" në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kroaci. Lidhur me atë ka ndodhur, autoritetet shqiptare bënëme dije se shkak për atë që ndodhi ishte një dështim në interkoneksionin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Pas "black-out-it", Komisioni Evropian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj. Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, njoftuan se kolapsi mund të kishte goditur të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura. Ndaj një hetim ndërkombëtar do të bëhet nga Komiteti për Operacionet e Sistemit të Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E), i cili do të përcaktojë se nga kanë nisur problemet.

“ENTSO-E aktualisht është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur,”- thuhet në deklaratë.

Në të njëjtin njoftim, ENTSO-E shtoi se hetimi do të kryehet në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, me mbështetjen e një paneli ekspertësh. Deri më tani, zyrtarët malazezë dhe shqiptarë theksojnë se temperaturat e larta çuan në përdorim më të lartë të energjisë elektrike dhe më pas në mbingarkesë të rrjetit, por shtojnë se nuk ka keqfunksionime. Deri më tani, nuk ka dyshime se dështimi mund të jetë shkaktuar nga ndonjë faktor njerëzor./ZËRI

Poll

MOS HUMB