Aktualitet

Shqiptari abuzon seksualisht me 13-vjeçaren në Greqi

30-vjeçari nga Shqipëria kishte komunikuar në rrjetet sociale me vajzën e mitur, e kishte takuar dhe më pas ka abuzuar me të. Shqiptari u shpall në kërkim.

D.XH
Shqiptari abuzon seksualisht me 13-vjeçaren në Greqi
Abuzim seksual

GREQI - Autoritetet policore në Evia janë vënë në alarm, pasi nëna e një vajze 13-vjeçare denoncoi se e bija ishte joshur nga një 30-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, gruaja iu drejtua oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Kalkidë të shtunën (11/4) dhe deklaroi se vajza e saj është takuar me 30-vjeçarin pas komunikimeve në rrjetet sociale.

Shqiptari arriti ta bindte të miturën që ta takonte në një vend të izoluar në Nea Styra. Vajza e mitur ka thënë se 30-vjeçari fillimisht e preku në pjesët intime dhe më pas abuzoi seksualisht me të.

Historia u zbulua, kur vëllai i 13-vjeçares gjeti mesazhet e dërguara nga 30-vjeçari dhe njoftoi nënën e tij, e cila kontaktoi autoritetet.

Shqiptari është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB