Aktualitet

Shqiptari i grabiti mbi 100 mijë euro agjentit të infiltruar, dënohet me burg në Austri

Dy shqiptarët grabitën 102 mijë euro për të blerë 7 kilogramë heroinë, të cilët bërën shkëmbimin me një oficer policie të inflirtuar.

I.F
Shqiptari i grabiti mbi 100 mijë euro agjentit të infiltruar,
FOTO ILUSTRUESE

AUSTRI- Dy shqiptarë të akuzuar për vepra të ndryshme penale dolën sot para gjykatës së Salzburgut, Austri. Një 26-vjeçar u dënua me një vit burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar si bashkëpunëtor në një grabitje, ndërsa një 30-vjeçar u dënua me 15 muaj burg si organizatori i grabitjes të kryer në vitin 2015.

Dy shqiptarët grabitën 102 mijë euro për të blerë 7 kilogramë heroinë, të cilët bërën shkëmbimin me një oficer policie të inflirtuar. Por, në momentin e shkëmbimit të parave, shqiptari u largua bashkë me to. Por, para gjykatës, ata përfituan ulje dnëimi pasi nuk kishin përdorur dhunë. Në momentin e shkëmbimit, shqiptari verifikoi nëse paratë ishin të vërteta dhe mori çantën duke u larguar me vrap nga makina.

“Nuk e preka. Ai më dha paratë dhe unë thjesht ika me vrap”, këmbënguli 30-vjeçari. Sipas avokatit të tij mbrojtës, ai u punësua për shkëmbimin nga bandat sepse ishte në formë të mirë si futbollist dhe mund të vraponte shpejt si sulmues.

Nuk ishte vetëm dorëzimi i parave që shkoi keq për policinë. Shqiptari iku me vrap në këmbë drejt autostradës, u rrëzua dy herë dhe, sipas avokatit të tij mbrojtës, u fsheh në një fuçi. Forcat policore që kishin zënë pozicione aty pranë për shkak të pazarit të drogës nuk ishin në gjendje ta kapnin të arratisurin. Por, ai u arrestua një vit më vonë në Greqi, pasi për të ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian.

30-vjeçari i tha gjyqtares Anna-Sophia Geisselhofer se i humbi paratë teksa po arratisej nga autoritetet. Ai gjithashtu kërkoi falje për aktin dhe tha se ishte një gabim i madh. Shqiptari kishte udhëtuar me bashkatdhetarin e tij 26-vjeçar për marrëveshjen në Eugendorf. Bashkëpunëtori më pas iku me makinë, por u kap shpejt. Më 13 janar 2017, ai u dënua me 12 muaj burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. 26-vjeçari u lirua nga akuza për trafik droge për shkak të dyshimeve. Gjykatësi në atë kohë identifikoi deklarata kontradiktore dhe madje të rreme nga efektivë të policisë. 30-vjeçari shqiptar nuk u akuzua as për trafik droge./ZËRI

Poll

MOS HUMB