Aktualitet

Shqiptari nga Elbasani i akuzuar për vrasje pranon ekstradimin nga Anglia (Emri)

Donald Hoxha dyshohet se është përfshirë në vrasjen e ish-policit të antidrogës Roland Rexhepi, në datë 22.07.2009.

D.XH
Shqiptari nga Elbasani i akuzuar për vrasje pranon ekstradimin nga Anglia
Policia

LONDËR- Një i ri shqiptar i arrestuar në Londër ka pranuar ekstradimin për t‘u përballur me drejtësinë shqiptare. Donald Hoxha 33 vjeç i ka thënë gjykatës se ai pranon kërkesën e ardhur nga Shqipëria, për t’u ekstraduar.

Ndaj tij, me kërkesë të kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe 2 prokurorëve të tjerë, Xhelian Seferi dhe Glenda Zeneli, është lëshuar nga Gjykata e Elbasanit urdhër-arresti nën dyshimin për vrasje dhe mbajtje arme pa leje.

Donald Hoxha dyshohet se është përfshirë në vrasjen e ish-policit të antidrogës Roland Rexhepi, në datë 22.07.2009. Hoxha mësohet se nuk ka pasur rol kryesor në këtë vrasje, por se janë ngritur dyshime të bazuara, se ishte një nga personat që e mbante viktimën nën vëzhgim. Gazetari i TCH Muhamet Veliu raporton se Prokurorët e Elbasanit, për këtë vrasje, kanë gjetur një shenjë gishti të Hoxhës, në furgonin e përdorur për vëzhgimin e personit që ishte nën survejim.

Menjëherë pasi ka kryer vrasjen, Donald Hoxha është larguar në drejtim të Anglisë, ku kishte mundur të sigurojë leje qëndrimi, pas një martese me një shtetase të vendeve të Bashkimit Europian. Ai u prangos nga skuadra e ekstradimeve, pak pasi Drejtoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, njoftoi palën angleze, se Hoxha po udhëtonte drejt Aeroportit të Luton./ZËRI/

Poll

MOS HUMB