Aktualitet

Shqiptari vritet nga qiramarrësi në Belgjikë

Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

f.g
Shqiptari vritet nga qiramarrësi në Belgjikë
Shqiptari ne Belgjike

BELGJIKE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në lagjen Itterbeek në Belgjikë. Mediat vendase raportojnë se një shqiptar, me inicialet N.M, 61 vjeç u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij. Ngjarja ndodhin në kafenenë e tij, të njohur si  “Maison Haute”,  rreth orës 20:30 së të dielës.

Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy: “Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot.”

Zonja shton se shqiptari sapo ishte kthyer nga pushimet dhe nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm në lagje. Policia vendore ka izoluar zonën për hetime dhe ka përjashtuar për momentin lidhjen e ngjarjes me trafikun e drogës. Gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB