Aktualitet

Shtetasja franceze lind fëmijën në ambulancën e Korçës, foshnja në gjendje kritike. Niset drejt Tiranës

Kjo ka qenë lindja e dytë për të renë franceze

E.K

Shtetasja franceze lind fëmijën në ambulancën e

KORÇË- Një 19- vjeçare franceze, e cila është martuar në Korçë ka lindur fëmijën e saj në ambulancë duke shkuar drejt martenitetit të këtij qyteti.

Sipas mjekëve të martenitetit, 19-vjeçarja ka bërë lindje të parakohshme dhe për këtë arsye ne orët e para të mëngjesit të sotëm fëmija është dërguar në martenitetin e Tiranës për shërbim më të specializuar mjekësor ndërsa nëna vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të Korçës.

Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë.

Shëndeti i 19 vjeçares është i mirë ndërkohë që bebi vazhdon të jetë në kujdesin intesiv të mjekëve.

Poll

MOS HUMB