Aktualitet

Shtyhet për në 9 nëntor gjyqi ndaj Berishës për çështjen “Partizani”, shkak bojkoti i avokatëve

Seanca e radhës është caktuar për në datën 9 nëntor, ndërsa mësohet se ndryshe nga herë të tjera, në seancën e sotme nuk u aplikua gjoba për avokatët. 

zh.ll
Shtyhet për në 9 nëntor gjyqi ndaj Berishës për
sali berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë të dosjes "Partizani". Mësohet se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatëve, të cilët vijojnë bojkotin si shenjë protesta në kundërshtim me rregulloren e të GJKKO-së. 

Seanca e radhës është caktuar për në datën 9 nëntor, ndërsa mësohet se ndryshe nga herë të tjera, në seancën e sotme nuk u aplikua gjoba për avokatët. 

Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi./ZËRI

MOS HUMB