
TIRANË- Shtyhet për në orën 18:00 seanca ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-Kryeministrit Sali Berisha të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për "Korrupsion pasiv" dhe "Pastrim parash.
Trupa e GJKKO-së nuk pranon kërkesën e avokatëve për të zhvilluar neser seancën pasi u duhet më shumë kohë për tu njohur me provat.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës u arrestua në aeroportin e Rinasit më 21 korrik në mbrëmje. Më 17 nëntor 2020, ish-kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla kishte ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës.
Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai