ITALI- Prej dy muajsh, profesori italian i biologjisë dhe shkencëtari me famë ndërkombëtare, Michele D’Angelo, 44 vjeç, ndodhet i burgosur në burgun e Fierit pas një aksidenti automobilistik të ndodhur më 8 gusht në aksin Levan–Fier.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Itali, ku media të ndryshme raportojnë për shqetësimin në rritje për mbajtjen në parburgim të këtij shtetasi italian. Për këtë rast ka reaguar edhe një grup deputetësh italianë, ndër të cilët edhe Luciano D’Alfonso, i cili i është drejtuar personalisht presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me një kërkesë për ndërhyrje në këtë çështje, duke kërkuar që profesori të kthehet në Itali, kërkesë që mbështetet edhe nga komuniteti akademik dhe kolegët e tij universitarë.
Përmes rektorit, Universiteti i L'Aquila-s ka shprehur angazhimin e tij për lirimin e profesorit.
"Po bëjmë gjithçka që mundemi, për të kërkuar lirimin e profesorit dhe për të ulur presionin psikologjik mbi të përfshirët”, u shpreh rektori i zgjedhur Fabio Graziosi.
Sipas avokatët e tij mbrojtës e konsiderojnë këtë sjellje si një veprim instiktiv dhe jo një përpjekje për t'u arratisur. Që atëherë, profesori, një fytyrë e njohur në komunitetin akademik, është mbajtur në burg në pritje të gjyqit.
Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po "ndjekin me vëmendjen më të madhe" rastin e Michele D'Angelo. Kjo u raportua nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila "po mban kontakt të vazhdueshëm me profesorin që ndodhet në qeli.
Michele D'Angelo dhe partnerja e tij u përfshinë në një aksident me makinë në Shqipëri më 8 gusht 2025. Të nesërmen, shtetasit italianë u arrestuan nga policia dhe vetëm D'Angelo, i akuzuar për mosdhënie ndihme dhe largim nga vendi i ngjarjes, u vu në paraburgim. Mediat italiane shkruajnë se profesori po ecte me një shpejtësi 40 kilometra në orë, ndrësa makina tjetër e drejtuar nga një shiptar ishte me shpjetësi të lartë. Procedurat kundër tij janë aktualisht në vazhdim./ZËRI