Aktualitet

Stuhia/ Rrugë të bllokuara dhe fshatra pa drita, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërkohë ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.

E.K
Stuhia/ Rrugë të bllokuara dhe fshatra pa drita, Ministria e Mbrojtjes
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat sa i përket situatës në vend për shkak të stuhisë "Ciaren". Sipas MM, reshjet e shiut vijojnë të jenë me intensitet të lartë por që situata në të gjithë vendit paraqitet normale. 

Autoritetet shprehen se në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet.

Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërkohë ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.

"Reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit gjatë natës dhe vijojnë edhe në këto momente, por situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve. Ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve. Në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë. Po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet. Një grup prej 23 turistësh të huaj u evakuuan pa probleme, pasi u bllokuan në hyrje të kanionit të Langaricës për shkak të prurjeve të shumta të lumit. Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB