LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mëngjesin e sotëm, në Balldren të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Blutë e Lezhës bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen ëshë shoqëruar një person për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.
Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.