MADRID- Pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin e turizmit në Madrid është denoncuar publikisht nga Laura Ferati, përfaqësuese e një agjencie turistike.
Sipas saj, prezenca shqiptare në këtë event ndërkombëtar ka qenë e dobët dhe kryesisht formale, pa një strategji të qartë promovimi. Në pamjet e publikuara, në asnjërën nga stendat nuk ka përfaqësues, ndërkohë që Ferati thotë se kanë ikur sapo janë larguar ministrat dhe zyrtarët shqiptarë që morën pjesë në panair.
View this post on Instagram
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid mirëpret ccdo vit mbi 160 vende të botës dhe më shumë se 10 mijë kompani të ndryshme dhe është një nga më të mëdhenjtë në fushën e turizimit. Këtë vit Shqipëria po merr pjesë me synimin për të zgjeruar ofertën turistike gjatë gjithë vitit.
Ndrësa Kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë përmes një postimi u shpreh se Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme si një destinacion turistik gjithëvjetor.
Rama: “Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”. /ZËRI