Aktualitet

Skandali me kreditë/ Olsi Ibro para se të hidhej nga pallati në ndërtim, konsumoi fostoksinë

Raportohet se ai para se të vetëhidhej nga një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”, në Tiranë ka konsumuar fostoksinë.

E.K
Skandali me kreditë/ Olsi Ibro para se të hidhej nga pallati në
Olsi Ibro

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije më lidhje me vetëvrasjen e Olsi Ibros, një prej të akuzuarve si pjesë e skemës së mashtrimit me kreditë. TCH raporton se ai para se të vetëhidhej nga një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”, në Tiranë ka konsumuar fostoksinë.

Vetëvrasja e Ibros vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final” nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore "ADCA", e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit. Pjesë e grupit ishte dhe bashkëshortja e Olsit, Elda, e cila mbante rolin e administratores së “Micro Credit Albania”. Për aktivitetin e saj në këtë skemë mashtrimi, ajo ishte lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa i ndjeri ishte shpallur në kërkim. Deri më sot, mendohej se ai nuk ndodhej në Shqipëri, ndaj edhe nuk kishte dalë para drejtësisë, por duket se vërteta ka qenë ndryshe./ZËRI

Poll

MOS HUMB