Aktualitet

Skandali me Muzeun "sekret" në Bërzhitë, Meçollari: Si u deklasifikua pa përgjegjësi penale?

Ish-komandanti i Rojes Bregdetare Artur Meçollari ngre dyshime dhe dy pyetje lidhur me mënyrën sesi është operuar për të ngritur muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

F.m
Skandali me Muzeun "sekret" në Bërzhitë,
Muzeu

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka denoncuar deklasfikimin e Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë. Në një postim në Facebook, Meçollari shkruan se ndërkohë që pritej hapja e tij për publikun, lajm i dhënë që prej vitit 2021 nga kryeministri Edi Rama, me këtë muze janë ndërmarrë të tjera hapa.

Në 22 korrik të vitit 2022, sipas Meçollarit, Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një prokurim të hapur për "Ndërtimin e Muzeut të FA dhe sistemit të vaditjes në Garnizonin e Bërzhitës, Tiranë me fond limit mbi 73 milion lekë.  Ky prokurim, shton ai, i përket Muzeut "Sekret", i cili u bë pa konkurim me një fond prej 6 milion Euro të realizuar në dhjetor 2019, direkt mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019, nga Ministria e Mbrojtjes.

Ish-komandanti i Rojes Bregdetare Artur Meçollari ngre dyshime dhe dy pyetje lidhur me mënyrën sesi është operuar për të ngritur muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Si u bë deklasifikimi i procedurës? Po ata që bën klasifikimin e procefurës në shkelje të ligjit dhe për shkak të saj u shmang procedura e tenderimit duke sjellë dhe dëm financiar çfarë përgjegjësie kanë?”- këto janë pyetjet e ngritura prej tij.

Postimi i plotë:

Si u deklasifikua Muzeu "sekret" i FA në Bërzhitë pa përgjegjësi penale? Në 22 korrik 2022 Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një prokurim të hapur për "Ndërtimin e Muzeut të FA dhe sistemit të vaditjes në Garnizonin e Bërzhitës, Tiranë. (Faza II) me fond limit 73.435.665.00 lekë.  Ky prokurim i përket Muzeut "Sekret", i cili u bë pa konkurim me një fond prej 6 milion Euro të realizuar në dhjetor 2019, direkt mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019, nga Ministria e Mbrojtjes.

https://dosja.al/skandali-me-muzeun-e-berzhites-xhacka-ka...

Ligji për Muzetë në Shqipëri shprehet se muzetë janë të hapur për publikun. Ligji për Infirmacionin e klasifikuar, VKM për informacionin e klasifikuar dhe urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes për dokumentat që klasifikohen, nuk parashikon klasifikimin e muzeve.

Por, pyetja shtrohet:

Si u bë deklasifikimi i procedurës?

Po ata që bën klasifikimin e procefurës në shkelje të ligjit dhe për shkak të saj u shmang procedura e tenderimit duke sjellë dhe dëm financiar çfarë përgjegjësie kanë?

Faza I me prokurim sekret.

Faza II me prokurim të hapur.

Në 7 janar 2021 Kryeministri Rama deklaroi se sumë shpejti hap dyert Muzeu më i ri i FA. Kanë kaluar tre vjet dhe nnde nuk i ja hap dyert. Duhej deklasifikuar procedura së pari, por pa hetim penal. Dhe tashmë po punohet aq fortë sa mjetet e FA punojnë dhe me intensitet të lartë në një muze që ishte me prokururim.

Poll

MOS HUMB