Aktualitet

Skema 'Butrinti'/ Burgu i Spaçit do të kthehet në muze, projekti do të kushtojë 4.2 milionë euro

Sipas draftit, nisur nga planifikimi i biznesit, siti nuk do të jetë fitimprurës financiarisht, ndërsa Kosto e projektit i kalon 4.2 milionë euro.

f.t
Skema 'Butrinti'/ Burgu i Spaçit do të kthehet në
Burgu i Spaçit

SPAÇ-Pas shumë diskutimesh, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit ka hedhur për Konsultim Publik, draft-planin për menaxhimin e ish-burgut të Spaçit.

Ministria Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë për konsultim publik një draft të Planit të Menaxhimit të ish burgut të Spaçit, ku thuhet se modeli i menaxhimit që përshtatet më mirë në aspektin e qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit është ai i një Fondacioni të krijuar nga një institucion i specializuar për trashëgiminë kulturore, që mund të jetë Fondacioni për kujtesën e rezistencës në Spaç. Në draft vërehet se organi themelues do të jetë vetë Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës, shpjegon rëndësisnë e investimit dhe rijetëzimit të hapësirave, planin e biznesit dhe përllogaritjen paraprake jo përfundimtare të shpenzimeve që do t’i japin jetë godinave që sot ruajnë një peshë të rëndësishme të kujtesës historike. Fillinisht do të bëhet kalimi i pronësisë administrative të kësaj hapësire në varësi të Ministrisë së Kulturës, dhe më pas krijimi i një fondacioni nga një institucion i specializuar për trashëgiminë kulturore, i cili do të jetë drejtpërdrejt i varur nga Ministria e Kulturës.

Sipas draftit, nisur nga planifikimi i biznesit, siti nuk do të jetë fitimprurës financiarisht, ndërsa Kosto e projektit i kalon 4.2 milionë euro. Fokusi i muzeut do të jenë përpjekjet dhe historitë e rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të rezistencës kundër humbjes së njerëzimit, dinjitetit dhe solidariteti që iu imponua të burgosurve. Të 9 ndërtesat ekzistuese, që duken të plota në vëllim, kanë nivele të ndryshme dëmtimi për sa i përket strukturës.

Fondacioni përgjegjës për menaxhimin indirekt të Spaçit do të ndërmarrë gjithashtu procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze autonom i specializuar me person juridik privat dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Muzeu, do të ndërtohet në Reps, qytezën më të afërt nga Spaçi në një hapësirë prej 750 m2.

Organet drejtuese të Fondacionit do të jenë: bordi i administrimit me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të institucionit themelues të specializuar të trashëgimisë kulturore, të Bashkisë Mirditë dhe nga donatorë ose sponsorë, si edhe bordi i nderit me ish të burgosur politikë dhe bordi Shkencor me përfaqësues nga institucionet dhe organizatat e kujtesës që kanë promovuar aktivitete rreth Spaçit ndër vite. Financimi i Fondacionit do të sigurohet nga mbështetja nga buxheti publik, si dhe nga fonde të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, publike apo private.

Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe i vetmi që mbrohet si monument kulture.

Poll

MOS HUMB