Dafina Demaku vajza e dëshmorit të UÇK-së Vesel Demaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu referuar një prej gjetjeve të përmendura në arsyetimin e trupit gjykues lidhur me kushtet në disa qendra ndalimi.
Në arsyetimin e saj Gjykata Speciale ka përmendur ndër të tjera pretendime lidhur me kushtet e mbajtjes së të ndaluarve, përfshirë mungesën e kujdesit shëndetësor dhe kushtet sanitare. Mes elementeve të përmendura ishte edhe pretendimi se në disa raste të ndaluarit nuk kishin ambiente të përshtatshme sanitare.
Pikërisht këtë pjesë ka zgjedhur të komentojë Dafina Demaku duke e lidhur me përvojën personale të familjes së saj gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në reagimin e saj ajo kujton vështirësitë me të cialt është përballur si fëmijë gjatë vitit 1998, duke theksuar se në atë kohë mungonin edhe nevojat më bazike.
“S’kishin WC të përshtatshme? Po a?
Unë në shtator 1998, s’kam pasë bukë me hangër në mal, derisa ma ka sjellë ni copë bukë kushërini tashmë i ndjerë, Hamdi Demaku. Qatë copën e fundit që e ka pasë për fëmijët e vet, pak ma ka sjellë mu si fëmijë 8 vjeç.”
Reagimi Dafines rikthen në vëmendje kujtimet e vështira të familjeve shqiptare gjatë viteve të luftës në Kosovë./ZËRI