Aktualitet

S'kishte ndodhur kurrë më parë! 3 grupet e MAFIA-s u bënë bashkë kundër shtetit në Ekuador, kryesorë...shqiptarët!

Të treja u bënë bashkë për të neutralizuar veprimet e shtetit për të mbajtur "gjallë" biznesin e trafikut të drogës dhe krimet e lidhura me të. 

k.m.
S'kishte ndodhur kurrë më parë! 3 grupet e MAFIA-s u
Foto ilustruese

EKUADOR- Konflikti i brendshëm i armatosur dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila mobilizoi Forcat e Armatosura për të luftuar ngjarjet kriminale në Ekuador, e kishte një arsye. Tre grupe të krimit të organizuar (GDO) kishin krijuar "aleancë". Të treja u bënë bashkë për të neutralizuar veprimet e shtetit për të mbajtur "gjallë" biznesin e trafikut të drogës dhe krimet e lidhura me të. 

Kjo "aleancë pushteti" kishte akses të drejtpërdrejtë në disa grupe të pushtetit ekonomik dhe politik për të mbajtur kontrollin e porteve të vendit. Ky informacion është publikuar nga mediat vendase, të cilat i referohen një dokumenti që kanë siguruar nga raportet e Komandës së Përbashkët të Forcave të Armatosura (Comaco).

Më 9 janar, Presidenti Daniel Noboa njohu, me Dekretin Ekzekutiv 111, ekzistencën e një konflikti të brendshëm të armatosur në të cilin ai identifikoi 22 grupe të krimit të organizuar që u fajësuan për akte të klasifikuara si terroriste në burgje dhe në rrjetin e televizionit TC, ku punonjësit u morën peng. Nga këto 22 grupe, 3 ishin bashkuar për të dalë kundër aksionit të Forcave të Armatosura. Këto grupe kishin nën kontroll burgjet, atje ku krijonin lidhet me organizatat kriminale transnacionale si kartelet Sinaloa dhe Jalisco Neë Generation të Meksikës; mafian shqiptare dhe atë ballkanike.

Në kuadër të konfliktit të armatosur të brendshëm, GDO kishte vendosur të krijonte aleanca apo fraksione terroriste, të drejtuara nga tre grupe kriminale me prezencën dhe fuqinë më të madhe në vend, të cilat nuk u identifikuan për arsye sigurie kombëtare. Këto tre fraksione u formuan për të përmbushur objektiva të caktuara. Njëra prej tyre do të lidhej me një "aleancë pushteti", e cila do të drejtohej nga njerëz që kishin akses të drejtpërdrejtë në grupet e pushtetit ekonomik dhe politik dhe subjekteve të kontrollit.

“Aleanca do u lejonte grupeve që të ruanin kontrollin e porteve, duke siguruar një lidhje të drejtpërdrejtë me organizata kriminale transnacionale si mafia shqiptare apo mafia ballkanike,”- thekson Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, e cila shqyrtoi dekretin e presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Një fraksion i dytë do të ishte një "aleancë mbijetese", e cila ka një "kokë" që drejton 5 grupe kriminale. Qëllimi i këtij grupi është kundërshtimi i veprimeve të shtetit, mbrojtjen e drejtuesëve të tyre dhe vazhdimësinë e biznesit të drogës. tij  Fraksioni i tretë është një "aleancë e pozicionimit të territorit" që ka si drejtues një bandë që bashkohet me vendasit e tjerë, për të forcuar operacionet e paligjshme dhe për të diversifikuar aktivitetin e tyre drejt krimeve të tilla si trafiku i drogës, zhvatja dhe trafiku i karburanteve.

Sipas raporteve të inteligjencës ushtarake, u formua një strukturë me një model ekskluziviteti në të cilin grupi kryesor kriminal ua shpërndante bandave lokale.

Në fund të shqyrtimit të fakteve, Gjykata Kushtetuese e shpalli kushtetues Dekretin Ekzekutiv 193, ndonëse tërhoqi vëmendjen e Ekzekutivit, sepse nuk justifikonte arsyet pse u shpall konflikti i brendshëm i armatosur. Neni 164 i Kushtetutës i lejon Presidentit të Republikës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin kombëtar ose në një pjesë të tij, në rast agresioni, konflikti të armatosur ndërkombëtar ose të brendshëm, fatkeqësi publike ose fatkeqësi natyrore. Në situatën aktuale, konflikti i armatosur, mund të konsiderohet si një "konflikt i armatosur jo ndërkombëtar" (NIAC) që njihet në Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollin Shtesë II.

Megjithatë, Presidenti i Republikës nuk mundi të justifikonte shkakun e konfliktit të brendshëm të armatosur, por kjo nuk ndikoi në kushtetutshmërinë e vendimit të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB