Aktualitet

VIDEO- SPAK kontrollon banesën e Qynos, gazetari: Më bën presion!

Sipas tij, ata i kanë kërkuar që të tregojë burimin e informacionit dhe në kushtet kur ai nuk ka treguar Byroja Kombëtare e Hetimit i ka kontrolluar banesën, makinë dhe zyrën.

Zeri
VIDEO- SPAK kontrollon banesën e Qynos, gazetari: Më bën presion!
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno, ka deklaruar pak minuta më parë se i është bërë presion në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u mbajt për më shumë se 9 orë. Sipas tij, në GJKKO i kanë thënë se nuk i duhet avokat dhe nuk është lejuar ta marrë.

Elton Qyno: Nuk duan avokat ata. Nuk e di o vëlla, kanë ardhur këtu, kanë marrë materialet, i kanë kontrolluar të gjitha. Nuk duhet të jetë avokati, e kupton. Nuk më kanë komunikuar asgjë, vetëm urdhrin e gjykatës për të më kontrolluar zyrën, makinën, shtëpinë. Unë hyra në orën 11:00 dola nga ora 17:00. Filluan me presione, për të treguar burimin dhe për të dorëzuar materialet. Kur unë se bëra proceduar me kontroll banese, do flasim më vonë.

Ndërkohë, raportohet se gazetari Elton Qyno është marrë sërish nga banesa nga ana e hetuesve të BKH-së dhe është dërguar në ambientet e Ora News, me qëllim që t'i kontrollohet zyra, në prani të tij.

Gazetari Elton Qyno, që prej vitesh mbulonte sektorin e Prokurorisë, është thirrur në SPAK. Që prej 10:00 të paradites së sotme është marrë në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u mor në pyetje me kërkesë të prokurorit Behar Dibra. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e gazetarit. Lidhur me marrjen e tij në pyetje, ka pasur edhe reagime të kolegëve të tij./ZËRI/

Poll

MOS HUMB