Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, dosja dërgohet në gjykatë

Pak ditë pas paraqitjes së Roshit në SPAK, i cili firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj ka bërë kërkesë në GJKKO për të kaluar çështjen ndaj ish-kryebashkiakut për gjykim. 

zh.ll
SPAK mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi,
Elvis Roshi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi. Pak ditë pas paraqitjes së Roshit në SPAK, i cili firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj ka bërë kërkesë në GJKKO për të kaluar çështjen ndaj ish-kryebashkiakut për gjykim. Rudina Palloj është caktuar gjyqtare për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, lidhur me ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë që është marrë i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në qershor të 2025, Roshi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e bashkisë së Kavajës.

Roshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur mbante postin e kryebashkiakut të Kavajës. Nga hetimet u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist. 

Më herët, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i është sekuestruar telefoni si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore./ZËRI

Poll

MOS HUMB