Aktualitet

SPAK sekuestron dosje për leje ndërtimi pranë AZHT-së! Oficerët shfaqen ‘blic’ tek kupola e lejeve strategjike

Kontrolli dhe tërheqja e dosjeve është kryer gjatë kësaj jave, ku SPAK ka pretenduar se dokumentet janë tërhequr për qëllime verifikimi lidhur me një hetim penal që po ndiqet në këtë strukturë të posaçme.

Redaksia Zëri
SPAK sekuestron dosje për leje ndërtimi pranë AZHT-së!
foto ilustruese

TIRANË- Një prokuror i SPAK, ka urdhëruar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të tërheqin disa dosje ku bëhet fjalë për leje ndërtimi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Kontrolli dhe tërheqja e dosjeve është kryer gjatë kësaj jave, ku SPAK ka pretenduar se dokumentet janë tërhequr për qëllime verifikimi lidhur me një hetim penal që po ndiqet në këtë strukturë të posaçme.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk dihet me saktësi nëse gjatë prezencës së oficerëve të BKH-së në ambientet e AZHT-së, sekuestruan telefona apo kompjutera, por disa dosje që lidhen me leje ndërtimi në Tiranë dhe bregdet janë sekuestruar.

Prej disa kohësh SPAK, po ndjek një hetim penal lidhur me investimet strategjike në zonat më të lakmuara të vendit, duke bërë që gjatë kësaj jave të tërhiqen dhe dokumentet konkrete.

Nuk dihet me saktësi nëse këto leje tashmë janë miratuar plotësisht apo kanë mbetur vetëm në kuadrin e aplikimit dhe plotësimit të dokumenteve.

Të presim në ditët në vijim dhe të shohim se si do konkretizohet ky hetim në ditët në vijim.

Prej disa vite, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, kontrollohet totalisht nga kryeministri Edi Rama, i cili në cilësinë e kryetarit, ka lëshuar dhjetëra lejë ndërtimi për investitorët e paracaktuar si strategjikë.

Poll

MOS HUMB