TIRANË- Dosja e të penduarit Artan Tafani pritet që t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut, pasi emrat dhe krimet e përmendura nga bashkëpunëtori i drejtësisë janë bërë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Përveç 6 vrasjeve që u zbardhën sipas policisë përgjatë operacionit të koduar ‘Never Forget’, mësohet se Tafani ka dhënë dëshmi dhe për një eleminim tjetër të kryer në segmentin Lushnje-Fier.
Gjatë ditës së sotme, drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka ngjitur shkallët e prokurorisë së posaçme ku do të diskutohet edhe fati i një prej dosjeve më të nxehta të ditëve të fundit. Veç vrasjeve që dyshohet se janë kryer nga grupi i Laert Haxhiut, Tafani ka dhënë detaje dhe për aktivitetin në trafikun e kokainës ku dyshohet se ka qenë i përfshirë 31-vjeçari nga Lushnja, i cili momentalisht mbahet i arrestuar në Greqi.
Sipas Tafanit, Haxhiu kontrollonte trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Portin e Pireut në Greqi, dhe mandej koordinonte shpërndarjen e saj në vendet e BE, me disa grupe kriminale që operojnë në Jug të Shqipërisë. Mbetet për t’u parë nëse Tafani ka dhënë emra edhe në këtë fushë.
Ajazi, i cili ka drejtuar deri tani hetimet, në bashkëpunim me SPAK pritet që të vendosin edhe fatin e dosjes, nëse trafiku i kokainës do të jetë një hetim i veçuar apo do të mbahet në të njëjtën dosje me vrasjet e ndodhura në Shqipëri dhe Greqi në harkun kohor të 5 viteve.
-
-
Tafani: Kuptova që Laerti do të më vriste dhe mua
2 Tetor, 19:17 -
Në kuadër të operacionit “Never Forget” që u zhvillua pas dëshmisë së Artan Tafanit, pjesëtar në bandën e Laert Haxhiut, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u vunë në pranga 12 persona ndërsa u shpallën në kërkim 4 të tjerë.
6 vrasjet e zbardhura:
Alban Semaku, 17 Tetor 2021
Çajup Selimi, 1 Qershor të 2021
Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021
Fridmand Xhaferraj, 13 Maj 2021
Lulzim Qorri, 12 Dhjetor 2018 (Athinë)
Dikens Halili, 3 Tetor 2021 (Athinë)
/Zëri.ai