Aktualitet

Të hënën doganierët grekë në grevë, mbyllet për 4 orë Pika e Kalimit Kufitar në Kakavijë

Gjatë këtij intervali, të gjitha automjetet do të kenë të bllokuar lëvizjen për shkak të ndërprerjes së shërbimeve nga pala greke.

F.I
Të hënën doganierët grekë në grevë, mbyllet
FOTO ILUSTRUESE

KAKAVIJË-Dega Doganore Kakavijë ka njoftuar se ditën e hënë, më 27 Korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), do të ketë ndërprerje të përkohëshme të lëvizjes në pikën kufitare. Shkak për pezullimin është bërë një grevë e lajmëruar nga punonjësit e palës greke. 

Prej katër orësh do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga pika kufitare. Gjatë këtij intervali, të gjitha automjetet do të kenë të bllokuar lëvizjen për shkak të ndërprerjes së shërbimeve nga pala greke.

Dogana Shqiptare u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin përdorimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë orarit 07:00–11:00 të së hënës. Autoritetet këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet e tyre jashtë këtij intervali për të shmangur vonesat dhe pritjet në kufi./ZËRI

Poll

MOS HUMB