Aktualitet

Të ngecur në matrix, histori e shkurtër e policëve që bashkëpunuan me krimin

Pse efektivët zgjedhin të joshen nga paratë e krimit? A lidhet kjo me përfshirjen direkte në trupën policore të personave me rekorde kriminale, apo janë kushtet e punës, pagat dhe mungesa e motivimit ajo që i bën palë me ta?

Florida Mingla
Të ngecur në matrix, histori e shkurtër e policëve që
Foto ilustruese

TIRANË- Disa prej atyre që veshën rrobën dhe armën që mbron rendin publik e që duhet të ishin krenaria e radhëve blu, sot nuk jetojnë më… Nuk zgjodhën ta luftonin krimin, por të bënin kompromise me të, gjë që i çoi drejt vdekjes. Disa të tjerë, u përfshinë rastësisht në botën e errët.

XHELAL REÇI

Rasti më i fundit është ai i ish-policit Xhelal Reçi që u vra në Laç më 1 nëntor të vitit 2021. Ai kishte një të kaluar të pastër, por i biri Besnik Reçi u kishte shpëtuar dy atentave, gjë që dyshohet që ka sjellë dhe ekzekutimin e ish-efektivit. Një nga emrat e lakuar për këtë krim ka qenë Brilant Martinajt.

SANTIAGO MALKO

Santiago Malko, një ish-efektiv i Patrullës së Përgjithshme së Policisë, i cili pasi ishte përjashtuar nga radhët e policisë si i përfshirë në disa ngjarje, kishte vendosur t’i shërbente krimit. Ai njihej si mik i Ervis Martinaj dhe ishte pjesëmarrës në përplasjen e armatosur që ndodhi në lokalin Monopol më 4 Tetor 2018 në ish-Bllok. Malko u vra më 27 gusht 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Hetimet zbuluan se pas atentatit qëndronte klani "Duka". Një pjesë e anëtarëve të këtij grupi ndodhen pas hekurave.

ARBEN BILALI

Arben Bilali 50 vjeç u vra më 30 janar të vitit 2019 duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë. Pista kryesore e hetimeve ishte ajo e hakmarrjes. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë.

BORAN BËRÇANA

Ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci u vranë më 15 korrik të vitit 2018, në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë. Aludimet për autorët ishin të shumta, që nga personat që kishte arrestuar ish-polici deri tek dyshimet se vetë Bërçana ishte pjesë e një grupi kriminal. Deri më tani, asnjë nuk është ndëshkuar për këtë krim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB