
Në finalen e Ligës së të Rinjve në Nyon të Zvicrës, ku ishte gjetur “ajka” e futbollit të Evropës, djemtë e e Olympiacos shkatërruan Milanin me rezultatin 3-0, duke shënuar tre gola në pesë minuta dhe duke fituar titullin e parë të futbollit evropian të Olympiacos. Sotiris Sylaidopoulos nuk la asnjë surprizë në formacionin startues duke zgjedhur Sina - K. Kostoulas, Koutsidis dhe Prekates - Koutsogoulas, Bakulas, Mouzakitis dhe Alafakis - Papakanellos, Pneumonidis dhe Kostoulas.
Nga ana tjetër, Milani filloi me Ravier në portë, Bartesaghi, Nsiala, Simiç dhe Magni në katërshen e mbrojtjes ndërsa Zeroli me Malaspina dhe Stalmach ishin në mesfushë. Sia dhe Scotty u pozicionuan në dy skajet e sulmit, me Kamardën në krye si sulmues./ZËRI