Aktualitet

Të shtëna me armë në Shkallnur, përplasen i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili dhe Edison Gjuzi, në sherr edhe një polic

Konflikti për motive të dobëta, ka përfunduar me goditjen e 36-vjeçarit Edison Gjuzi me qytën e pistoletës.

F.I
Të shtëna me armë në Shkallnur, përplasen i
Denis Tafili

DURRËS-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, pas një konflikti mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit. Konflikti për motive të dobëta, ka përfunduar me goditjen e 36-vjeçarit Edison Gjuzi me qytën e pistoletës.

Në sherr është përfshirë edhe një punonjës policie, i cili ndodhej jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh. Efektivi është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje policia ka gjetur edhe, një gëzhojë pistolete. Denis Tafili, rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë”, njofton policia.

Poll

MOS HUMB