Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Djali kërkon të atin: O babi!

FIER- Ladimir dhe Gramos Kurtaj u vranë pasditen e sotme nga Altin Kuka. Bashkëfshatari i tyre i qëlloi me kallashnikov pas një sherri banal që kishte pasur djali i njërit prej tyre, me të birin e autorit. "Balkanweb" ka sjellë dhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket se kanë shkuar babai i dy vëllezërve dhe i biri i mituri i një prej viktimave.
Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, i mituri qan dhe kërkon të atin, ndërkohë që efektivët e Policisë së Shtetit nuk e lënë që të kalojë shiritin me të cilin është rrethuar vendi i krimit. Ndërkohë që në gjendje të rëndë emocionale duket edhe i moshuari, i cili i kërkon personave që e shoqërojnë që t'i tregojnë se kush ua vrau dy djemtë.
"Më thuaj kush mi vrau more? Kush mi vrau?,"-dëgjohet në video.
MOMENTI ME VIDEO:
"I vrava unë të dy'/ Ekzekutoi me kallash vëllezërit Kurtaj, çfarë i tha bashkëshortes Altin Kuka

FIER- Pas vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, autori Altin Kuka duket se të parën ka njoftuar bashkëshortën e tij. Armën e vrasjes, tip kallashnikov, Kuka e ka lanë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shkuar tek e shoqja, e cila po shiste fruta-perime. Aty i ka rrëfyer se çfarë ka bërë dhe është nisur për në Komisariatin e Fierit.
"I vrava unë të dy, tani po iki dhe të dorëzohem në Polici,"-tha 49-vjeçari.
Edhe para uniformave blu, autori eka pranuar ngjarjen duke u shprehur se dy vëllezërit, Gramos dhe Ladimir Kurtaj ishin konfliktuar me djalin e tij 21-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14.00, në lokalin që kishin në pronësi dy vëllezërit Kurtaj. Atje Kuka dhe i biri kishin shkuar “për t’u sqaruar”, por përfundoi në një tragjedi për familjen Kurtaj. Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u kap në aksin Fier-Berat./ZËRI
Vrasja në Roskovec/ Flasin banorët e fshatit: Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, bamirës për Kurjanin

FIER- Fshati Kurjan i Roskovecit është tronditur këtë të martë nga ngjarja e rëndë, ku dy vëllezër, Ladimir dhe Gramoz Kurtaj, u vranë me armë nga bashkëfshatari i tyre, 49-vjeçari Altin Kuka, teksa ndodheshin në lokalin e tyre duke pirë kafe.
Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes fëmijëve të autorit dhe njërit prej viktimave. Banorët e zonës kanë shprehur tronditjen e tyre, duke thënë se asgjë nuk mund të justifikojë këtë akt.
“Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, ka thënë një banor i zonës.
“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave në kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.
“I njoh, janë vëllezër, ishin model i shoqërore, njerëz bamirës. Ai ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepë shoqërore”, tha një tjetër.
Kuka, pas një sherri banal, shkoi bashkë me djalin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”, por nuk përfundoi mirë. Në një moment Kuka ka nxjerrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka qëlluar mbi dy viktimat duke u marrë jetën në vend. Ndërkohë që vetë ka vendosur që të vetëdorëzohet në Komisariatin e Fierit, të birin e ka udhëzuar që të largohej nga vendi i ngjarjes./ZËRI
Nisi si sherr fëmijësh, përfundoi në tragjedi! Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Roskovec, si u ekzekutuan dy vëllezërit

FIER- Një sherr mes dy të rinjve u bë shkak për një vrasje të dyfishtë këtë të martë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Djali i autorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, kishte pasur një përplasje me viktimat dhe djalin e tyre. Kështu që sot, rreth orës 14.00, Kuka bashkë me të birin shkruan në lokalin që kishin në pronësi familja Kurtaj, atje ku ndosheshin dy vëllezërit, Gramos dhe Ladimir Kurtaj.
Kuka shkoi bashke me djalin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”, por nuk përfundoi mirë. Në një moment Kuka ka nxjerrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka qëlluar mbi dy viktimat duke u marrë jetën në vend. Ndërkohë që vetë ka vendosur që të vetëdorëzohet në Komisariatin e Fierit, të birin e ka udhëzuar që të largohej nga vendi i ngjarjes. Por plani i tij ka zgjatur shumë pak!
"Blutë" e Fierit e kanë shoqëruar dhe kanë nisur që ta marrin në pyetje. Për të dhënë shpjegime është marrë edhe djali i një prej viktimave, i cili edhe ka pasur përplasjen me 21-vjeçarin Kuka./ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ FNSH në vendgjarje, ruan fiset për të parandaluar gjakmarrjen

FIER- FNSH dhe Operacionalja kanë shkuar menjëherë në vengjarje për të parandaluar ndonjë konflikt mes dy fiseve. Pak më parë u zbulua se Altin Kuka nuk ka qenë i vetëm në momentin kur ka kryer vrasjen. Teksa po kontrollohet për personin që e ka ndihmuar në vrasjen e dyfishtë, forcat e Policisë gjithashtu ndodhen në zonë për të marrë masat për parandalimin e një hakmarrje nga fisi Kurtaj.
Ngjarja ku Ladimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj mbetën të vrarë nga Altin Kuka ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00. Kuka ka pranuar se dy vëllezërit i kishte ekzekutuar me kallashnikov për një sherr banal./ ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia arreston një tjetër të dyshuar

FIER- Vetëm dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramoz Kurtajt dhe Vladimir Kurtajt.
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Roskovec. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00 të pasdites. Altin Kuka ka vrarë Vladimir dhe Gramoz Kurtaj dhe më pas është vetëdorëzuar në Polici. Deri më tani, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Fillimisht raportohet se djali i autorit ka pasur një përplasje me dy viktima. Altin Kuka ka pranuar se dy vëllezërit, Ladimir dhe Gramos Kurtajn i kishte ekzekutuar me kallashnikov për një sherr banal./ ZËRI
“I vrava se u zunë me djalin"/ Vrasja e dyfishtë në Roskovec, zbardhet dëshmia e Altin Kukës

FIER- “I vrava se u zunë me djalin,”-kaq ka thënë në dëshminë e tij në Komisariatin e Policisë së Fierit autori i vrasjes së dyfishtë në Roskoves. Altin Kuka ka pranuar se dy vëllezërit, Ladimir dhe Gramos Kurtajn i kishte ekzekutuar me kallashnikov për një sherr banal.
49-vjeçari Altin Kuka, pasi u shoqërua në Komisariat deklaroi se viktimat, dy vëllezërit, Ladimir dhe Gramoz Kurtaj ishin konfliktuar me djalin e tij, disa ditë më parë./ZËRI
ME FOTO- Këto janë viktimat dhe autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec

FIER- Personat në foton e mësipërme janë autori dhe dy viktimat e ngjarjes së rëndë në Roskovec. Altin Kuka ka qëlluar për vdekje me kallashnikov dy vëllezërit, Ladimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj.



Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Fillimisht raportohet se djali i autorit ka pasur një përplasje me dy viktima. Por ky version ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht nga Policia./ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Momenti kur autori i vrasjes shoqërohet në polici

FIER- Altin Kuka, 49 vjeç, është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan. ZËRI ka siguruar një video që tregon momentin e shoqërimit të tij me pranga në duar. Kuka, i cili ishte bashkëfshatar me viktimat, është dorëzuar pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 14:00, por ende nuk është bërë publike çfarë ka deklaruar para policisë.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit të përdorur në krim, ndërsa dy viktimat kanë humbur jetën në vendngjarje. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, të lidhura me një grindje mes djalit të tij dhe viktimave. /ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Fier, autori i qëlloi me kallash, shkak sherri mes fëmijëve

FIER- Shefi i Policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj ka dhënë më shumë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë në Fier. Sipas një prononcimi që ai ka dhënë për mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur për një konflikt banal. Ai tha se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit.
"Në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku Altin Kuka ka vrarë xhaxha dhe nip, autori u vetëdorëzua në polici. Dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një konflikti që ka pasur djali i tij me dy viktimat,"-tha Shpëtim Hasanaliaj ndër të tjera.
DEKLARATA ME VIDEO:
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Fillimisht raportohet se djali i autorit ka pasur një përplasje me dy viktima. Por ky version ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht nga Policia./ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia jep detajet e para: Autori u kap!

FIER- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Roskovec. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00 të pasdites. Altin Kuka ka vrarë Vladimir dhe Gramoz Kurtaj dhe më pas është vetëdorëzuar në Polici. Deri më tani, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI PARAPRAK:
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Fier/ Zbulohet identiteti i autorit, shkoi dhe u vetëdorëzua pas krimit

FIER- Zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Altin Kuka, 49-vjeç, është vetëdorëzuar pas vrasjes së dyfishtë por ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar para uniformave blu./ZËRI