
SHKODËR- Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg, rreth orës 16:00. R. M.., është konfliktuar me të riun e identifikuar si Mond Çekini dhe për pasojë, ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Më pas është larguar, por brenda pak çasteve është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes dy të rinjve.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin M. Ç. Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.