Aktualitet

Atentat në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një makine, dyshohet se ka të plagosur

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Daniel Kalemi.

k.m.
Atentat në Tiranë/ Qëllohet me armë drejt një makine,
Foto ilustruese

TIRANË- Atentat në Tiranë.  Mbrëmjen e sotme kryeqyteti është tronditur nga të shtëna me armë zjarri. Burime të ZËRI bëjnë me dije se është qëlluar drejt një makine, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Daniel Kalemi, te rrethrrotullimi në Selitë. Shënjestra, Zamir Kalemi është plagosur lehtë në këmbë, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB