
TIRANË- Të shtëna me armë raportohen në Tiranë, një person i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në zonën e njohur si kryqëzimi i Bathores, ku Agim Hida është plagosur me armë zjarri në këmbë. Sipas Policisë së Shtetit, ishin dy persona ende të paidentifikuar që lëvizinin me motor, ata që qëlluan me armë zjarri 46-vjeçarin. Aktualisht ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë krehjen e zonës për të kapur autorët, ndërkohë që ende nuk dihet as shkaku se përse është plagosur Hida.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.