Aktualitet

'Të vras...'/ Djali i vogël ka filmuar babain teksa i dhunonte Bedrie Lokën, burri: Normale, ndodhin mes çifteve

Dhunën ndaj të shoqes së ndjerë, Xhemal Loka i ka konsideruar si sjellje normale të jetës në çift, që sipas tij e kishin bazën nga komentet në rrjetet sociale, por edhe nga xhelozia e tij.

k.m.
'Të vras...'/ Djali i vogël ka filmuar babain teksa i
Xhemal dhe Bedrie Loka

SUKTH- Jo 1, por 3 video janë regjistruar me telefon nga djali i vogël i Bedrie Lokës. Në videot e regjistruara ka episode dhune pasi i mituri ka filmuar të atin, Xhemalin teksa dhunonte dhe kërcënonte me vdekje nënën e tij. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” ka mësuar se në njërën prej videove Xhemal Loka, e kap në pjesën e kokës bashkëshorten e tij, duke e ofenduar me fjalë fyese, kërcënon dhe godet me sende të forta.

Dhunën ndaj të shoqes së ndjerë, Xhemal Loka i ka konsideruar si sjellje normale të jetës në çift, që sipas tij e kishin bazën nga komentet në rrjetet sociale, por edhe nga xhelozia e tij. Sipas tij, distanca u kishte shkaktuar probleme, por edhe njëherë theksoi se e shoqja ishte vetëvrarë për shkak të bullizimit në aplikacionin "TikTok".

“...kam 3 djem, quhen D.L, K.L. dhe A.L dhe një vajzë që e kam të fejuar. Sqaroj se gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Gruaja mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adrresë në “Tik Tok” në emrin e saj...,”-ka treguar në polici bashkëshorti.

Më tej, Xhemal Loka, i cili sapo ishte kthyer nga Franca, pretendoi se natën para se të vriste vetën e shoqja nuk i ka shprehur asnjë shqetësim, madje shtoi se e kishin kaluar mirë për festat.

“...unë jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë. Me automjetin e vëllait tim e kemi transportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës, dhe aty na thanë se ka konsumuar fotoksinë, dhe e kanë nisur me ambulancë në drejtim të QSUT për mjekime më të specializuara dhe më pas e kanë çuar në reanimacion. Por për shkak të gjëndjes së rënduar, ka ndërruar jetë...”-ka treguar Xhemal Loka.

Megjithatë pavarësisht pretendimeve të tij, Xhemal Loka është arrestuar për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB