
GJERMANI- Vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Dyseldorfit, me origjinë nga Serbia, ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi. Në restorantin e 38-vjeçarit Aleksandër Stefanoviç, shqiptari Rrustem Llapi, i cili është qëlluar me armë zjarri para lokalit të tij. Të hënën në mbrëmje, 52-vjeçari Rrustem Llapi nga Podujeva, humbi në kumar, një shumë prej 15 mijë eurosh.
Ndaj edhe dje, u kthye për të marrë mbrapsht para që humbi.
“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë. A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandër për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf,”- shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”. Gjithashtu, sipas mediave vendase, ata kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Pas vrasjes, shqiptari është kthyer në restorant dhe ka pritur të mbërrijë Policia, duke mos bërë rezistencë./ZËRI