Aktualitet

Të vrasësh prindin/ 6 rastet që tronditën Shqipërinë

Sot, marrëdhënia prind-fëmijë duket se është duke ecur sforcueshëm në traun e ekuilibrit, për të mos kapërcyer në ekstremet e dhunshme.

f.t
Të vrasësh prindin/ 6 rastet që tronditën
autorët dhe viktimat

Ngjarja e rëndë e zbuluar në Durrës ku një vajzë, 19-vjeç Hygerta Meta ka vrarë me armë zjarri dhe ka groposur babain e saj, Pëllumb Meta ka tronditur mbarë opinionin. Vajza dyshohet se e ka vrarë babanë me pistoletë, dhe më pas e ka fshehur trupin e tij në oborrin e banesës. Shokuese janë edhe deklaratat e saj e cila teksa ka pranuar krimin ka rrëfyer edhe arsyet që e çuan në vrasjen e të atit. Hygerta Meta ka dëshmuar se është e lumtur që e vrau, pasi sipas saj babai donte që ta fejonte me një djalë që ishte emigrant në Itali. Gjithashtu Hygerta ka treguar se i ati ia kishte nxirrë jetën pasi ajo dhe nëna e saj nuk kanë patur kurrë të drejtë të flisnin dhe për gjithçka vendoste i ndjeri, Pëllumb Meta.

Por ky nuk është rasti i parë në familje ku fëmija vret prindin.

Një ngjarje e rëndë u raportua në shtator të 2023 në Vlorë ku djali 23-vjeçar i shtëpisë, Mato Gllucaj vrau me lëndë eksplozive babain e tij Durmish Glluçaj 56-vjeç. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por në fakt pas hetimeve u zbulua se ishte 23-vjeçari ai që vuri tritol në sobën e gazit me qëllimin për të vrarë të atin. Shaku i krimit ishte po aq tronditës, ku u raportua se ajo që e shtyu djalin vrasës ishte dhuna e vazhdueshme prej kryefamiljarit. Për të shpëtuar prej keqtrajtimit së Durmish Glluçajt, i cili ishte dhe i verbër, djali bëri planin hakmarrës.

Një tjetër krim horror brenda familjes ndodhi në Pejë në prill të 2023-shit, kur Urim Hyseni vrau nënën e tij, duke ia këputur kokën me thikë. Detaje të tmerrshme u bënë publike. Hetuesit raportonin se pas kryerjes së krimit, Hyseni piu gjakun e viktimës. Gjatë dëshmisë së tij ai pranoi krimin dhe fajësoi të ëmën për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Një ngjarje e rëndë në kufijtë e makabritetit ndodhi në fshatin Bucimas të Pogradecit në gusht të 2020. Olsi Çekiçi, 44 vjec, i cili kishte probleme të shëndetit mendor, vrau nënën e tij duke i prerë kokën dhe duke e varur atë në derën e shtëpisë. Shumë prej banorëve të fshatit, përfshirë dhe fëmijë panë aktin e rëndë.  

Në qershor 2018 një tjetër akt fatal ndaj prindërve u raportua në Peshkopi. Djali 26-vjeçar Qemal Sela vrau me automatik, nënën dhe babain e tij Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. Dëshmitarët thanë se panë skena të rënda. Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen e ‘Llixhave’ dhe motivi që shtyu djalin të bënte veprimin ekstrem ishte pronësia.

Në vitin 2016, vrasja e Artur Kurtit, nga i biri Jurgen Kurti ishte një nga ngjarjet e cila përveç aktit të rëndë, tronditi opinionin publik dhe për faktin se Jurgeni asokohe vetëm 23 vjeç ishte shumë I njohur në qarqet e VIPA-ave shqiptar. Vrasja erdhi pas një sherri në apartamentin ku banonte nëna e tij, e cila ishte në proces divorci nga bashkëshorti që mbeti i vdekur. Kurti u la i lirë pasi daja i tij mori përsipër krimin, por në 2019 Jurgen Kurti do të ekzekutohej te dera e shtëpisë. 

Por duket se ngjarja e sotme në Shënavlash të Durrësit, ku vajza një studente vetëm 19 vjeç, vrau të atin pasi ai ‘donte ta fejonte kundër dëshirës së saj dhe se u kishte nxirë jetën’ duket se ka ndarë opinionin publik. Një vajzë që ëndërron të studiojë e të jetojë jetën e saj përballë një babai që dikton gjithçka e në anën tjetër një fëmijë që zgjedh vrasjen e tij për të pasur mundësi vetëvendosjeje. Sot, marrëdhënia prind-fëmijë duket se është duke ecur sforcueshëm në traun e ekuilibrit, për të mos kapërcyer në ekstremet e dhunshme. Por a po ndodh që gjithmonë e më shpesh caqet po kalohen?!

/ZËRI

Poll

MOS HUMB