Aktualitet

Temperaturat zbresin nën zero, vranësira dhe reshje shiu (Parashikimi i motit)

Era do të fryjë deri në 65 km/h, duke shkaktuar dallgëzim në dete mbi 4 ballë.

F.I
Temperaturat zbresin nën zero, vranësira dhe reshje shiu (Parashikimi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Java ka nisur me reshje shiu dhe vranësira, të cilat do të jenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme. Zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore më të theksuara në zonat juglindore. Gjatë pjesës së dytë të ditës reshjet e shiut do të vijojnë por me intensitet më të dobët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë deri në 65 km/h, duke shkaktuar dallgëzim në dete mbi 4 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB