Aktualitet

Tensione në mbyllje të seancës: Deputetët largohen, protestuesit qëllojnë makinat me vezë! Policia nis me shoqërimet (VIDEO)

Incidetet u regjistruan përballë qendrës tregtare “Toptani”, ku qytetarët e mbetur në protestë kanë goditur me vezë automjetet e ligjvënësve në momentin e daljes së tyre.

zh.ll
Tensione në mbyllje të seancës: Deputetët largohen,
pamje nga momenti

TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, makinat e deputetëve kanë nisur të largohen nga ambientet e Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë reaguar duke i qëlluar me vezë. Incidetet u regjistruan përballë qendrës tregtare “Toptani”, ku qytetarët e mbetur në protestë kanë goditur me vezë automjetet e ligjvënësve në momentin e daljes së tyre.

Menjëherë pas incidentit, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit dhe ka nisur shoqërimin e disa prej tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB