Aktualitet

Tentohet të grabitet karburanti në Tiranë? Policia: Fake News

Përmes një njoftimi për mediat blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se lajmi nuk është i vërtetë. 

E.K
Tentohet të grabitet karburanti në Tiranë? Policia: Fake News
Foto ilustruese

TIRANË-Policia e Tiranës ka reaguar pak minuta më parë pas publikimit të një lajmi se mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e njohur si "Kthesa e Kamzes", dy persona kishin tentuar të grabisnin një pikë karburanti. Përmes një njoftimi për mediat blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se lajmi nuk është i vërtetë. 

Policia e TiranësNë lidhje me një lajm të publikuar, për një tentativë grabitje të ndodhur para disa minutash, në një karburant në Tiranë, sqarojmë opinionin publik se: Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

Më herët u raportua se një pikë karburanti ra pre e një grabitjeje. Ndërkohë që thuhej se Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe kishte rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve. Raportohet se gjithçka nisi pasi punonjësit kishin parë dy persona të dyshimtë afër karburantit dhe për këtë kishin telefonuar në sallën operative. Një patrullë kishte mbërritur dhe kishte konstatuar se nuk ka asgjë të dyshimtë/ZËRI

Poll

MOS HUMB