Aktualitet

Koka poshtë! RENEA-t e nxjerrin nga banesa, kontroll në çdo cep/ Dalin pamjet e arrestimit të Kep Arapit

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Kep Arapit, që tentoi të vrasë Xhevdet Plakun

D.XH
Koka poshtë! RENEA-t e nxjerrin nga banesa, kontroll në çdo
Arrestim

DURRËS- Janë publikuar për herë të parë pamjet e arrestimit të Rexhep Arapit dhe nipit të tij, Algert Arapit.  Ata dyshohet se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar të vrasin Xhevdet Plakun, njohur edhe si “Akili”. Siç mund të shikoni në pamje, policia ka mësyrë në banesën e të fortit të Durrësit dhe e ka prangosur në befasi. 

Forcat RENEA, me armë në duar kanë ushtruar kontrolle në banesën e Kep Arapit. Pas kontrolleve të imtësishme në çdo cep të shtëpisë, ata kanë arrestuar të fortin e Durrësit. Pas kësaj, Kep Arapi shihet teksa nxirret nga banesa me kokën poshtë. Më pas futet në furgonin e policisë dhe dërgohet për në komisariat. Në çdo moment të shoqërimit, ai mbahet nga krahët ose me kokën poshtë, së paku nga 2 efektivë policie.

Plani i Kep Arapit për të vrarë "Akilin", Xhevdet Plakun

SPAK në njoftimin e saj shprehet se Xhevdet Plaku është shoqëruar në orën 10 paradite dhe është liruar nga në orën 20:10 minuta, më 19 shtator 2019. Atentati dyshohet se është sabotuar nga Dejvi Gjermani, për shkak të frikës se mund të identifikohej. Gjermeni kishte siguruar informacionet për t’i ardhur në ndihmë mikut të tij, Rexhep Arapit. Hakmarrja mes Plakut dhe Arapit e ka zanafillën shumë vite më parë, më 2000. Kep Arapi, dyshonte se Akili, që mbante 25 identitete, ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij. Konflikti më 2000 dyshohet se ka nisur për shkak të përfshirjes në trafik droge.


U arrestua, e shkuara e Kep Arapit

Rexhep Arapi, njohur edhe si Kep Arapi, u arrestua më datë 22 dhjetor në Durrës. Ai ishte vënë në pranga edhe në muajin mars 2023 në aeroportin “Nënë Tereza”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ai u ndalua, teksa po përpiqej që të ikte nga Shqipëria. Gjykata e Xhenovas e kishte dënuar atë me 7 vjet heqje lirie për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”. Arapit i kishin mbetur edhe 4 vite burg për të kryer. Ai u prangos në Sukth të Durrësit, në banesën e tij. Edhe 2 vite më parë, më 30 korrik 2021, Rexhep Arapi u arrestua me armë në lokal.

Kush është ‘Akili’, Xhevdet Plaku?

38-vjeari Xhevdet Plaku, që ka 25 identitete, njihet edhe si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilin e drejtonte nga Amsterdami. Ai iu vinte pakove emra, sipas cilësisë së lëndës narkotike. Zakonisht vendoste emra të markave të shtrenjta, gjë që nënkuptonte se droga kishte cilësi të lartë. “Hermes” ishte kokaina më e pastër, më pas vinte “Lacoste”, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’. Në nëntor 2018, ai u arrestua në Holandë, bashkë me 56 persona të tjerë. Ata ishin anëtarë të bandave të tjera, por kishin lidhje me grupin që drejtonte Xhevdet Plaku dhe pikërisht “Akili” drejtonte edhe ata./ZËRI/

Poll

MOS HUMB